Përbërësit:
1 pako peta
1 kg qepë të njoma
1 kopër
1 majdanoz
1 nenexhik
300 gr djath ose gjizë
200 gr krem kosi
3+1 kokrra vezë
125 ml ujë te gazuar
1 lç pluhur pjekës
vaj 100 ml
kripë
Përgatitja:
Qërojmë qepët, i lajmë dhe i presim në unaza 0.5 cm. I vendosim qepët e njoma në një tigan pa yndyrë me 1 filxhan ujë të zier me pak fare kripë. Kur të shterojë uji shtojmë 2 lugë vaj ulliri dhe i kaurdisim sa të zbuten pak. Më pas i lemë mënjëanë të ftohen.
Në një tas vendosim gjizën, kremin e kosit, vezët, qepët e njoma, vajin e ullirit, kripën dhe erëzat sipas preferencës. I trazojmë të gjithë përbërësit dhe në fund shtojmë ujin e gazuar.
Lyejmë tepsinë me pak vaj ose gjalpë dhe shtrojmë 2 petë. Ruajmë një petë për në fund, ndërsa petët e tjera i copëtojmë me dorë. Mbi petët e shtruara spërkasim pak përzierje me gjizë, vezë dhe qepë. Mbi mbushje shpërndajmë copëza petash, përseri vendosim mbushje me gjizë dhe qepë. Kështu alternojmë shtresa, por mund t’i vendosim dhe të gjitha copëzat e petave në tasin me gjizë dhe qepë. I përziejmë dhe i shtrojmë mbi bazën e petës që kemi vendosur në tavë. E mbulojmë në fund me petën e plotë që hoqëm mënjanë. Mbledhim anët dhe e vendosim byrekun të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 35-40 minuta.