Ka njerëz që padyshim kanë lindur për të qenë shakaxhi, gjithmonë gazmor dhe të prirur për shaka, qoftë edhe ato të mëdha. Por ju duhet të pyesni veten nëse edhe njerëzit e afërt kanë të njëjtin sens humori dhe, nëse po, mësoni të ndaloni para se t’i zemëroni, t’i turpëroni ose të bëni gjëra që ata mund t’i konsiderojnë fyese ose poshtëruese. Sidomos nëse “objektivi” i shakasë është gruaja e re, pikërisht në ditën e dasmës.
Nusja në fjalë i ka shkruar një gazete, ku ka shpjeguar se i shoqi ia ka prishur plotësisht ditën e dasmës me një shaka budallaqe. Gruaja tha se, para dasmës, i kishte vendosur një kusht shumë të rreptë partnerit të saj: “jo tortë në fytyrë” kur të mbërrinin në ceremoninë e martesës.
Në vend të kësaj, dhëndri i ri, shakaxhi ia futi kokën në tortë. “Unë u martova para Krishtlindjeve – thotë ajo – dhe tani shpresoj të divorcohem ose të anuloj martesën time deri në fund të janarit”.
Gruaja shpjegon më tej: “E vetmja gjë që kërkova ishte të mos e haja tortën në fytyrë gjatë ditës së daamës”. Por atij nuk i interesoi dëshira e nuses, duke i futur fytyrën në tortë.
Padyshim që ëmbëlsira u shkatërrua pas shakasë, por duke e menduar edhe këtë, dhëndri kishte përgatitur tortë tjetër për të gjithë. Ky ishte kulmi për nusen, vetëm disa orë pasi thanë “po”, dhe ajo i dha menjëherë fund martesës, duke u larguar.
“Më thonë se e ekzagjerova, por kam vuajtur nga klaustrofobia dhe sulmet e ankthit që kur kam pasur një aksident me makinë dhe më kapi paniku kur e gjeta veten me fytyrën në tortë dhe atë duke më mbajtur kokën poshtë”.
Vajza i bëri vetes pyetjen: “Të gjithë më thonë se ne e duam njëri-tjetrin dhe se nuk duhet të dorëzohemi në vështirësinë e parë. Unë nuk dua të dorëzohem, por të gjithë vazhdojnë të më përsërisin se po bëj një gabim dhe pyes veten nëse kanë të drejtë”.