Dy vëllezër nga Mati kanë ndërruar jetë brenda 24 orëve si pasojë e Covid-19. Ata janë Fatmir Domi 60-vjeç dhe Luan Domi 55-vjeç. Nuk ka informacion nëse ata kanë pasur sëmundje bashkëshoqëruese.
“Me hidherim te thelle njoftoj humbjen e babait tim Fatmirit 60 vjec, i cili nderroi jete sot per shkak te ketij virusi. Humbja e Fatmirit ishte nje go dit je e e papritur per femijet, bashkeshorten, mua, te afermve dhe miqve” shkruan Ibrahim Domi.
Ndërsa 24 orë më parë ai njoftoi humbjen e jetes se xhaxhait, po nga koronavirusi.