Meterologu Hakil Osmani ka dhënë parashikimin e motit në Shqipëri për ditën e sotme dhe ditët në vijim.
Sipas parashikimeve të meterologëve, dita e sotme pritet që të regjistrojë temperaturat më të ulëta në qytetet verilindore ku do të ketë edhe reshje dëbore ndërsa do të ketë një përmirësim të temperaturave duke nisur nga dita e premte dhe gjatë fundjavës.
“Dita e sotme ka sjellë një rënie të vlerave termike duke bërë që në zonat malore temperaturat të zbresin nga -2 deri në -3 gradë celcius.
Në zonat jugperëndimore të territorit shqiptar, vlerat e temperaturave maksimale kanë zbritur deri në 14 gradë celsius.
Edhe në ditën e nesërme pritet të kemi një rënie të vlerave termike minimale, duke bërë që në zonat malore temperaturat minimale të zbresin deri në -5 gradë celcius.
Dita e premte dhe fundjava pritet të sjellë një rritje të vlerave termike duke bërë që temperaturat maksimale në zonën jugperëndimore të vendit të shkojnë deri në 20 gradë celcius.
Temperaturat më të ulëta do të regjistrohen në qytetet verilindore si Dibra dhe Kukësi. Do të ketë shfaqje të reshjeve të dëborës kryesisht në qytetet verilindore”, tha Osmani.
‘Shpejtësia e erës mbetet e fortë në det të hapur duke shkuar deri në 55 km/ orë në intervale të shkurtra kohore, por nga dita e premte dhe fundjava do të ketë një normalizim të shpejtësisë së erës.
Temperaturat minimale mund të zbresin deri në 4-5 gradë celcius në kryeqytet ndërsa ato maksimale pritet të jenë deri në 19 gradë celcius.’- u shpreh meterologu Hakil Osmani.