Nga puntata e parë e sezonit të ri në “Më lër të flas”. E ftuar ishte Bora Zemani, e cila dha intervistën e saj të parë rreth jetës personale që pas ribashkimit me Donald Veshajn.
Gjatë një lojë me dënime ku në dorë duhej të mbahej një armë, Romeo u shpreh: Kujdes se Bora është shtatzënë!
Deklarata e tij ishte vetëm shaka, por sigurisht u prit me shumë bujë në studio. Kujtojmë se gjatë mbrëmjes Bora dhe Donaldi treguan për herë të parë si u ribashkuan.