Policia ka shkuar në pallatin ku banon autori Gert Shehu që qëlloi me grusht kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Siç shihet në foto e mëposhtme dy efektivë qëndrojnë poshtë pallatit, ku banon 31-vjeçari, pranë “Urës së Tabakëve”.
Efektivët qëndrojnë në hyrje të pallatit për të shmangur ndonjë hakmarrje të mundshëm nga të tjerët për aktin e të riut.
Kujtojmë që sot Gert Shehu “çau” mbrojtjen e Berishës në protestë dhe qëlloi me grusht ish-kryeministrin duke e hedhur përtokë.
Autori i gjakosur është shoqëruar më pas nga mbështetësit e opozitës drejt selisë blu, ku më pas ka shkuar policia dhe ambulance në këtë seli.
31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor. Në një raport tragohej edhe kartela e të riut i cili prej 2018 trajtohej me medikamente për problemet e shëndetit mendor që ka.
Berisha në mbyllje të protestës bëri thirrje që 30-vjeçariu të lihet i lirë duke thënë se “liroje fatkeqin sepse është një mjeran. Ka shitur veten”.