Mediat kosovare raportuan ditën e djeshme se është vënë në pranga vëllai i këngëtareve të njohura si ‘Motrat Mustafa’.
Siç shkruan “Indeksonline”, e cila i referohet burimeve të policisë, gjatë ditës së djeshme një grua nga Prizreni ka denoncuar në Policinë e Kosovës se është dhunuar nga bashkëshorti i saj.
Po sipas kësaj medie personi që dhunoi gruan është Liridon Mustafa, vëllai i Motrave Mustafa.
Mësohet se ai ka dhunuar gruan e tij dhe i ka shkaktuar lëndime, ku asaj i është dashur trajtim mjekësor.
Top Channel