Silvana Balliu është 41-vjeçarja, e cila hiqej si dietoge dhe përfitonte shuma të majme përmes recetave që u jepte klientëve të saj, që zakonisht i gjente në rrjetet sociale.
Mirëpo, disa prej klientëve filluan të sëmureshin dhe denoncimet në polici u shtuan.
Kështuqë ditën e djeshme Silvana Balliu u arrestua. Ajo është me profesion gazetare dhe nuk ishte e specializuar për dhënien e dietave dhe nuk e kishte licensuar subjektin e saj.
Ajo merrte nga 150-300 euro për receta të personalizuara dhe kur denoncimet për të u shtuan ajo fshiu të gjitha bisedat me klientët.
Silvana Balliu akuzohet gjithashtu për veprime që pengojnë hetimin e ngjarjes dhe rrezikon deri në 5 vite burg.