Pas diteve te veshtira te ekonomis shqiptare Qeveria Rama po behet gati te jap nje pakete per njerezit ne nevoje
Top Channel ka zbuluar se kjo paketë do të prezantohet të mërkurën dhe kryefjala do të jetë mbështetja e sektorit energjetik dhe e shtresave në nevojë.
Nga burime të sigurta bëhet me dije se qeveria do të shpallë paketa subvencionuese për iniciativat private të bizneseve dhe familjeve që duan të instalojnë impiante fotovoltaike. Gjithashtu do të prezantohet fasha 800kW/h deri në të cilin qeveria do kompensojë familjet dhe bizneset e vogla me çmimin 9.5 lekë. Mbi këtë fashë do të paguhet një çmim më i shtrenjtë. Gjithashtu qeveria do prezantojë urdhra administrativë për administratën publike për kursimin e energjisë. Kjo do të shërbejë edhe si një shembull për familjet shqiptare.
Bonusi do te jete rreth 520 mijë pensionistë dhe subvencioni për transportin publik. Por, për pensionistët masa e kompensimit nuk është e mjaftueshme, ndërsa rreth 100 mijë prej tyre duan të përfshihen në paketën e radhës.