Donaldi është shprehur i revoltuar ndaj Beatrixës brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Një pjesën më të madhe të kohës në Big Brother VIP, është vënë re se Beatrix flet në gjuhën angleze
Një gjë e tillë së fundmi ka irrituar edhe Donaldin, të dashurin e saj. Ndërsa po qëndronin në oborr, Donaldi e ofendon rëndë këngëtaren.
“Mos fol më anglisht se na çave b****”, dëgjohet Donaldi duke i thënë Beatrixës. Në fakt jo vetëm për Donaldin, por edhe për gjithë publikun është shumë e bezdisshme kur dëgjon dikë që flet ca fjalë anglisht, ca shqip, e ca si t’i teket.
Ndoshta reagimi i Donaldit ka qenë pak i tepruar, por Triksa duhet ta ndajë mendjen njëherë e mirë, ose të flasë shqip, ose të largohet nga shtëpia dhe biem të gjithë rehat.
Në një format të tillë është shumë e rëndësishme të kuptohesh jo vetëm nga të gjithë banorët, por sidomos nga publiku jashtë.
Kjo gjë e penalizon shumë Triksën, ndoshta ajo s’e kupton dhe sigurisht që nuk e bën me dashje, por publiku jashtë nuk i pret mirë gjëra të tilla.