Balluku jep njoftimin urgjent: Pas orës 12:00 të natës fiket ndriçimi…

Ministria e energjis Belinda Balluku ka ber dje deklarat ku thuhet se do te fiken dritat pas ores 12 te nates.

Kjo eshte nje nga masat e reja te qeveris Rama per te ruajtur energjin elektrike.

Ajo ka thene se:Duke pasur parasysh konsumin e lartë dhe pasur parasysh se prodhimi vendas është ulur, duhet të dalim në import. Nesër përllogaritet kërkesë e lartë se sa sot. Për këtë arsye qeveria ka vendosur të ndërmarrë një sërë masash, duke nisur nga institucionet publike. I kemi kërkuar ARRSH për të nisur nga puna me OSHEE, për të ndërprerë ndriçimin në akset kombëtare. Nuk do të pjekim disa akse rrugore që cënojnë sigurinë, siç janë disa rrethrrotullime. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj.

Një masë e marrë është kërkesa që kemi bërë për të kufizuar energjinë që shpenzohet për ndriçimin, për ato që nuk janë të nevojshme. Duke nisur nga ora 12 e natës do i kërkohet Bashkive që të ndërpresin ndriçimin, për ato që nuk janë të domosdoshme. Do i drejtohemi importit. Në një situatë hidrike që pak a shumë është e tillë në të gjithë rajonin. Flasim për cikël të mbyllur, gazi dhe nafta janë me çmime të larta. Për këtë arsye do të na duhet të konsumojmë sa më pak energji, për të mos patur mungesë. E kemi përsëritur disa herë dhe ndoshta është argument që duhet ndarë. Qeveria ka vendosur të mbrojë abonentët familjarë dhe ato të biznesit të vogël, nuk do të ketë ndryshime.