Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme zonën e Kodrës së Priftit në Tiranë, ku një konflikt mes babait dhe djalit ka përfunduar në tragjedi.
Shtetasi Hekuran Gjoni, 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij, Asim Gjoni, 37 vjeç, duke i shkaktuar plagë të rënda, të cilat i kanë marrë jetën më pas në spital. Sipas burimeve, të dy kanë qenë nën efektin e alkoolit kur situata ka dalë jashtë kontrollit.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe shoqëroi autorin në Komisariat, ku ai pranoi krimin. Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie familjare.
Ngjarja hedh sërish dritë mbi problemet e dhunës në familje, shpesh të lidhura me konsumimin e alkoolit, që vijojnë të jenë një plagë e rëndë në shoqërinë shqiptare.