Automjeti del nga rruga dhe bie në lumë. Humb jeten aktorja e njohur

Aktorja Beatriz Alvarez-Guerra ka humbur jetën në një aksident. 28-vjeçarja po udhëtonte së bashku me të dashurin e saj katër vite më të vogël, kur mjeti i tyre doli nga rruga dhe përfunduan në lumë.

Makina drejtohet nga partneri i aktores, i cili mësohet se nuk kishte patentë.

Ata po ktheheshin në Madrid pasi kishin pushuar në Cotobade, Valongo.

I dashuri i aktores arriti të dalë nga mjeti e të shpëtonte, por 28-vjeçarja nuk pati të njëjtin fat.

Pasi shpëtoi, i riu shkoi për të kërkuar ndihmë dhe disa banorë u përpoqën ta nxirrnin aktoren të gjallë nga makina, por me gjithë përpjekjet nuk mundën dot.