Një nga temat më të diskutuara të fundjavës që lamë pas, ishte dasma e Arina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës.
Detaje në lidhje me ceremoninë ishin zbuluar nga vetë Armina pak para dasmës, ndërsa ajo ka shpjeguar një tjetër detaj.
Në emisionin”Vajza e gra”, ajo ka zbuluar arsyen se përse kanë zgjedhur lugë e drurit për tua servirur të ftuarve.
“Unë personalisht e kam vendosur bashkë me Shkëlzenin kështu sepse gjithë ideja jonë ishte të kishim diçka tradicionale shqiptare dhe donim ta mbanim kështu. Zgjodhëm verë shqiptare, shumë këngë shqiptare, zgjodhëm të kërcenim vallen e Tropojës, ngritëm flamurin në dasmë. Sigurisht që këto patriotizmat njerëzve mund të mos u pëlqejnë, por ne zgjodhëm ta përcjellim këtë gjë për faktin që jemi persona publikë dhe për faktin që unë në rrjetet sociale kam ndjekës të huaj dhe dua që ta shikojnë tamam si është tradita shqiptare. Enët njëpërdorimshme ishin zgjedhja më e mirë dhe më e thjeshtë sepse donim diçka rustic, diçka natyrale dhe zbukurimet ishin natyrale. Vetë vendi ishte krejtësisht natyrë dhe nuk kishe nevojë t’i shtoje aq shumë gjëra dhe as t’i rregulloje”, ka shpjeguar ajo.