Arjan Konomi braktis festën e Big Brother pas 5 minutash nga mbërritja, ja çfarë ndodhi

I ftuar në festën e mbrëmjes së djeshme mes banorëve të “Big Brother VIP” ishte edhe Arjan Konomi.

Mesa duket opinionisti nuk ka ngelur fare i kënaqur nga pjesëmarrja në festë dhe këtë e bëri të ditur gjatë një video live në TikTok me Fation Kuqarin.

Arjani u shpreh se ‘njerëzit e BBV ishin shumë të mërzitshëm dhe nuk krahasoheshin me ata të “Perputhen”’, madje nuk e kurseu edhe një ironi.

Ai tha se nuk qëndroi më shumë se 5 minuta pasi Bora nuk ishte e pranishme, teksa shtoi: “Çfarë të bëja atje? Me kë do rrija me…”- tha Arjani duke e lënë fjalinë përgjysmë e duke tundur kokën në mënyrë ironike.

Arjan Konomi ka një raport shumë të mirë me Bora Zemanin si kolegë prej dy vitesh te emisioni i dashurisë “Për’puthen”.

Teksa ai ka shprehur hapur konsideratën dhe vlerësimin për moderatoren, së fundmi, ai ka komentuar lidhjen që ajo ka pasur me Donald Veshajn.

Nëpërmjet një videoje ‘live’ në “TikTok” para disa ditësh, Arjan Konomi ka ndarë disa detaje lidhur me marrëdhënien e tyre, ku ka theksuar se e dinte shumë mirë që ata do të ndaheshin. Kjo për shkak se, sipas tij, ata më shumë kanë qenë të ndarë se sa të lidhur!