Beatrix Ramosaj ishte e eliminuara e radhës nga shtëpia e famshme e Big Brother VIP.
Pas më shumë se 80 ditësh qëndrimi në shtëpinë e famshme, Beatrix u largua këtë të premte, ndërsa largimi i saj po vazhdon të komentohet.
Por, ndonëse këngëtarja ka qëndruar e heshtur dhe larg vëmendjes së publikut që nga eliminimi, ishte nëna e saj Antigona Ramosaj që ka publikuar një video në Instagram nga takimi i parë i tyre.
Përmes një video ajo ka treguar momentin e emocionues të përqafimit me të bijën në prapaskenën pas daljes nga BB VIP.
Kanë qenë të shumta komentet sipër videos, të cilët kanë treguar mbështetjen dhe simpatinë për këngëtaren e cila la shtëpinë pothuajse një muaj para finales së madhe.