Në repartin COVID të Klinikës Gjinekologjike e Obstetrike në Prishtinë janë të shtruara 16 gra shtatzëna, ku 6 prej tyre janë me oksigjenoterapi, ndërsa një shtatzënë është në gjendje të rëndë.
Lajmi u bë me dije nga Drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismaili, i cili ka thënë se të gjitha të shtruarat në QKUK nuk janë va ksinuar, shkruajnë mediet në Kosovë.
“Aktualisht në Klinikën Gjinekologjike janë të hospitalizuara 16 paciente të infektuara me Covid-19. Gjashtë prej tyre janë në oksigjenoterapi dhe njëra është në gjendje pak më të rënduar të tjerat janë stabile”, tha ai.
“Të gjitha shtatzënat frekuentohen në Klinikën Obsetrike-Gjinekologjike për atë arsye del një shifër më e lartë dhe vdekjet te shtatzënat bëjnë një jehonë më të madhe sepse një shtatzënë bartë një fëmijë në mitër, mirëpo prapë është numër proprocional me të vdekurit e tjerë. Të gjitha shtatzënat e atakuar me Covid në forma më të rënda kanë qenë të pa vaksinuara”, u shpreh Ismaili.