Akullore me Kafe

Përbërësit

300 ml pana
175 gr qumësht i kondensuar
2 lugë gjelle konjak (ose Whiskey)
1 filxhan kafe ekspres (ose nje bustinë me kafe pluhur)

Përgatitja
1
Në një mikser te fiksuar, hidhni panën, qumështin e kondesuar, Whisky-in dhe një filxhan gjysëm të mbushur më kafe.
2
Në qoftë se nuk ju gjindet kafe ekspres në shtëpi, mund të përdorni bustinat me kafe pluhur dhe mund ta tretni në Whisky.
3
I lini të gjithë përbërësit të përzihen në mikser derisa të jëtë lidhur masa dhe të jëtë bërë kremoze
4
Futeni në ngrirje për të paktën 4 orë, ose e lini gjatë natës.

Leave a Reply