Poeti Xhabir Ahmeti ka bërë një dedikim prekës për djalin e tij, aktorin e njohur Luran Ahmeti, i cili ditë më parë humbi b ete jën me koronavirus.
Babai i Luranit e ka shprehur dhimbjen e madhe për ndarjen nga jeta të djalit të tij. Dedikimi:
PËRKUJTIM PËR DJALIN TIM TË MIRË, LURANIN. Biri im, fjalët e mia pas teje nuk kanë peshë, s’i përfill më Muza, sepse ajo vinte pas buzëqeshjes tënde, jo pas fjalëve të mia. Ti ishe burimi i dashurisë së kësaj shtëpie, ishe një gejzer dashurie për popullin, ti ishe ai që artin e kuptoje si rendin më të lartë të mundshëm, ti i paloje argumentet se dashuria edhe e vërteta janë çelësat të cilët do ta sjellin madhështinë midis nesh, midis këtij populli të përçarë. Ti ishe një burim i pashtershëm i ideve fisnike; brenda teje gufonin ëndrrat më sublime për ta bërë kulturën tonë të njohur në botë përmes artit teatror dhe përmes filmit.
Me net e net të tëra, me vite, rrije para ekranit duke hulumtuar thellësitë e filmit dhe të teatrit. I mblidhje përvojat më të mira të këtij arti që një ditë të shpërthejë talenti yt dhe me kreativitet të rrallë t’i zbulojë gjërat e zgjedhura që i posedojmë si popull, raritetet e veçantitë. Ti nuk i doje mesazhet në art, por origjinalitetin e ngrehinës artistike. Ti besoje se një ditë do të vijë dita jote të derdhësh dritën lëbyrëse të fo rcës tënde krijuese mbi popullin tonë të përvuajtur. Sepse, thoshe, e vërteta që është me mua i përballon të gjitha pengesat.
Ti na doje neve, prindërve tu, nënën që mbi supet e veta e mban dhe mbjen e paparë, mua që kam nisur t’i kërkoj fjalët me qiri sepse m’i ka gll abëruar te rri që të ndau nga ne, e doje motrën Linda që thur vaje për ty, e doje Edlirën tënde dhe Arbën e vogël, shpirtin e babit që kënaqej kur luante me ty. Na do je të gjithëve aq shumë sa s’përshkruhet. Na ruajte një vjet nga vi rusi vra star, e ne ja ku jemi të t hyer, të d ërmuar, pa ty që e sa krifik ove rininë tënde për ne. Nuk na leje të dalim thuajse askund. Nuk ka siguri, nuk ka garanci, nuk ka mbrojtje nga kjo e keqe që e ka vënë përpara botën, na e tërhiqje vërejtjen. Na thoshe: unë jam i ri e përballoj. Juve të pestëve ju kam gjithçka. Duke u kujdesur kështu për ne, e flijove veten, biri im. O biri im!
Biri im, Ti na ike si një zog këngëtar prej duarve dhe ne tash e shohim se s’ishe zogu, por në fakt kemi mbetur pa shtyllën kryesore të shtëpisë. Ti ishe krenaria jonë. Ti ishe dashuria jonë. Ti ishe gëzimi ynë. Shpatullat tua e mbanin këtë shtëpi.
E di Luran, se ka vluar Maqedonia, Kosova Shqipëria dhe Turqia kur morën vesh se ti kishe marrë një udhë të cilën e pata planifikuar për vete e që ti të qëndroje te koka ime. Me mijëra e mijëra njerëz më shkruajnë mua, biri im, për ty artistin e dashur e të preferuar dhe më ngushëllojnë për ty në vend se tash ti të merrje dhjetëra letra ngushëllimi për mua.
Mos të harroj të të tregoj se Arba mbledh lule dhe i vendos te dera e hyrjes së ndërtesës e më thotë: do të vijë babi natën do t’i marrë, sepse ai më sheh nga yjet. Nuk e di se çfarë ka në atë kokën e bukur të Arbës gjashtëvjeçare, por e di se ajo do të rritet me krenari se është bija jote, nuci i babit, bukuroshja e babit, ajo qysh tash të ka shkruar letra që rrallë kush mund t’i shkruajë aq bukur e thotë: “Babi, unë nuk kam njohur babë më të mirë në jetën time”.