A keni dëgjuar për përdorimin e vazelines për rrudhat e fytyrës?
Shumë të famshëm, si Jennifer Aniston dhe Marylyn Monroe përdorën vazelinë për të parandaluar dhe hequr qafe rrudhat e fytyrës dhe ato të syve.
Lëkura e thatë mund të shkaktojë rrudha. Dermatologët rekomandojnë njerëzit me lëkurë të thatë te aplikojne shpesh zbutes për të mbajtur lëkurën te hidratuar sepse ajo parandalon rrudhat.
Vaselina mund të mbajë lëkurën të butë dhe elastike. Aplikoni vazelinë në fytyrë, nën sytë dhe në buzë për të parandaluar rrudhat e hershme.E mban lëkurën të hidratuar dhe elastike.
Vaselina ka veti anti-plakje.
A ndihmon vazelina ne zhdukjen e rrudhave të tilla si brazdat dhe rrudhat e thella?
Këto lloje rrudhash mund të mos jenë të lehta për t’u hequr. Ato mund të reduktohen, por jo plotësisht të fshihen duke aplikuar vazelinë. Gjithsesi ju mund ta parandaloni duke perdorur vaseline 2 here ne dite
Rrudhat ndodhin natyrshëm teksa plakeni. Aplikimi i vaselines do të parandalojë rrudhjen e hershme të lëkurës tuaj. Kur të aplikoni pelte në një lëkurë të lagur, ajo do të mbajë lagështi dhe do të bëjë rrudhat nën sy dhe fytyra më pak e dukshme.
Lani fytyrën tuaj çdo natë para se të aplikoni vaseline . Aplikoni atë ndërsa lëkura është ende e lagur. Është e rëndësishme sepse siguron që lagështia të jetë e mbyllur brenda lëkurës së fytyrës për ta mbajtur atë sa me te re e te bute.
Vazelinë për rrudhat e syve
Rrudhat nën sytë tuaj mund të fshihen lehtësisht nëse jeni të kujdesshëm. Për këtë problem, ju mund të aplikoni vazelinë dhe zvogëloni pamjen e tyre dhe gjithashtu të zbutni zonën rreth syve.
Pastroni zonën nën sy përpara se të aplikoni vaseline .Koha më e mirë për të aplikuar vazelinë është para se të shkoni në shtrat si një trajtim gjatë natës për rrudhat nën sy.
Neper faqe te ndryshme te internetit thonë se vazelina nuk duhet të përdoret rreth syve. Gjithashtu, ka tuba vazelinë që kanë shenjë paralajmëruese “Mos lyeni afër syve”.
Nuk mund të shkaktojë rreziqe nëse përdoret sipas etiketës së tij. Mund të përdoret në mënyrë të sigurt për buzët, lëkurën në fytyrë, rreth syve, duart dhe në përgjithësi, të gjithë trupin. Kini kujdes të mos futni brenda syve tuaj sepse mund të shkaktojnë siklet. Përbërësit e vazelines përfshijnë vajin mineral, alkoolin dhe lanolin.
©gatuajshendetshem/ përktheu j.memeli/