Familja Kallaku po kalon disa ditë pushimesh në Mbretërinë e Bashkuar. Mes aventurave si patinazhi në akull apo Winter Wonderland, një surprizë për ta ka qenë takimi me këngëtarin e njohur në gjithë botën, Sam Smith. Ata kanë shkrepur disa foto me yllin e hiteve si ‘Diamonds’, ‘Stay ëith me’, etj.
Megjithatë, Ajka nuk ka qenë e lumtur për këto foto. Ajo ka rrudhur buzët sepse nuk i pëlqejnë fotot me të panjohurit, por kur të rritet dhe të mësojë me kë është fotografuar, me siguri do të jetë krenare, dhe pse jo edhe fanse e muzikës së tij, si mami Xhensila.