Komiteti i Senatit amerikan për Marrdhëniet me Jashtë ka reaguar në lidhje me ardhjen e afganëve në Shqipëri.
Kryetari i Komitetit, Bob Menendez shkruan se populli i Shqipërisë po i tregon edhe njëherë botës se çfarë do të thotë ‘’Besa’’.
Statusi i plotë:
“Unë mirëpres vendimin e qeverisë shqiptare për t’u dhënë një strehë të përkohshme dhe të sigurt atyre që ikin nga s ulmet e talebanëve në Afganistan. Populli i Shqipërisë i tregoi edhe një herë botës se çfarë do të thotë “BESA”. Ju keni respektin dhe falenderimet tona,” thuhet në postimin e publikuar në Twitter.