Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur në lidhje me teoritë konspirative se vaksina ndikon në fertilitetin e femrave apo meshkujve. Gjatë një interviste për BW, Alimehmeti deklaroi se kjo çështje është më shumë sensitive se sa me riskun që mbart infektimi. Ai tha se nuk ka ende fakte të sigurta, pasi vaksinat kanë 8 muaj që kanë dalë teksa duhet pritur për bebet e para nga nënat shtatzëna që normalisht lindin në muajin e 9-të.
Ai tha:
Në shëndetësi duam të bëjmë studimet, të kemi disa fakte. Pse s’kemi fakte, se vaksinat janë bërë në janar. 8 muaj kanë kaluar. Shtatzënia zgjat 9 muaj. Duhen bebet e para me nëna dhe baballarë që janë vaksinuar para shtatzënisë. Nuk ka sinjal apo flamur të kuq për kujdes. Është diçka sensitive dhe dihet të që nënave shtatzëna u jepen mijëra këshilla, edhe të panevojshme. A ka ndonjë problem të madh sikur shtatzënia të zgjatet 6 muaj? Sikur të bëhet vaksina tani e të shtyhet me muaj shtatzënia?