Para disa ditësh, Sabiani ka publikuar projektin muzikor ‘Tradhtare’, të cilin e kanë dëgjuar edhe banorët e Big Brother VIP.
Ditën e djeshme gjatë kohës kur banorët ishin duke biseduar në oborr është vendosur kënga dhe banorët kryesisht Monika dhe Arjola kanë filluan të këndojnë duke “vajtuar” e kërcejnë.
Ata kanë ironizuar titullin e këngës “Tradhtare”, ashtu sic e cilësoi Sabiani-Monikën pas zgjedhjes zinxhir.
Ndërkohë Donaldi i është drejtuar Monikës duke i thënë se: “ E bëri vilën në Lalëz ai, vajtoni për Sabianin ju”.
Në spektaklin e ditës së sotme, është komentuar për këtë gjë dhe Sabiani ka zbuluar se ka fituar vetëm 800 dollarë.