A do të ndryshojë koha sot? Merrni çadrat me vete, ja kur pritet të nisë shiu i madh

Dita e diel parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira këto më të përqëndruara përgjatë relieveve malore.

Në jug-juglindje vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu në orët e pasdites.

Ndërsa 10-ditëshi i dytë i marsit sjell mot kryesisht të qëndrueshëm, me kthjellime e vranësira kalimtare, por reshjet do të jenë të pakta dhe të izoluara në skajin Juglindor të vendit.

Ditet ne vazhdim sjell reshje madje në zonat Perëndimore pritet tejkalim i këtyre normave, ndryshe nga janari dhe shkurti që kaluan të thatë.

Përgjithësisht, marsi sjell temperatura tipike të pranverës ndërsa luhatjet e temperaturave do të bëhen të ndjeshme pas 10-ditëshit të parë të Marsit kur intervale të nxehta 2-3 ditore do të ndërpriten nga periudha të ftohta por të shkurtra.