Pas një fundjave ku u konstatuan grumbullime njerëzish në zona të frekuentuara në kryeqytet, Komiteti Teknik i Ekspertëve këtë të hënë ka njoftuar se do të bëjë publike masat e reja antiCovid që ka ndërmarrë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.
Kjo është mbledhja e dytë në pak ditë që është njoftuar nga anëtarët e komitetit, pasi në atë paraardhëse u dha njoftimi se masat do të vijojnë të jenë të njëjtat duke u shprehur se numri i të infektuarve është normalizuar dhe kurba ka nje renie.
Kështu, lëvizja vijon nga ora 20:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit për qytetarët.
Gjimnazet e 7 bashkive, që janë cilësuar si vatra të nxehta infeksioni, vijojnë mësimin online.
Nese numri i te infektuarve do te rritet shume ateher pritet masa me te forta ndaj duhet te ruani distancimin social dhe te jeni te kujdesshem duke ruajtur veten tuaj dhe familjen tuaj.