A do ndryshojë ora policore? Ja lajmi qe jep Mira Rakacollit

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka deklaruar ditën e sotme se ora policore nuk do të ndryshohet për momentin, pra do të vazhdojë të jetë në fuqi kufizimi orar 23:00 deri në 06:00.

Në një intervistë në News24, Mira Rakacolli u pyet edhe për vaksinimin e fëmijëve dhe dozën e tretë të vaksinës anti-Covid, por për të dyja këto, zv/Ministrja nuk dha shumë detaje.

Intervista:

Pyetje: A do vaksinohen fëmijët, po doza e tretë kur do nisë?

Rakacolli: Për vaksinimin e moshave nën 18 vjeç dhe për dozat e treta do të marrim një vendim shumë shpejt.

Pyetje: A do të ulet ora policore?

Rakacolli: Kjo varet në varësi të shifrave, se si do t’i kemi ato. Deri në diskutimet që kemi bërë, të javës së kaluar, shifrat nuk na sugjerojnë një gjë të tillë, por jemi në varësi të shifrave.