9 simptoma të menopauzës që është mirë ti dini që tani!

Shkencëtarët nga Universiteti i Queensland-it zbuluan se mosha mesatare e grave që fillojnë të përjetojnë simptomat e menopauses është 48 vjeç. Gjatë kësaj kohe, gratë mund të kenë simptoma të pakëndshme që lidhen me ndryshimet hormonale në trup.

Prandaj ne po ju rendisim më poshtë 9 prej tyre:

Ndryshim i humorit në mënyrë ekstreme
Afshe të nxehta
Vështirësi me gjumin
Depresion
Probleme me memorien (edhe për gjërat më të vogla)
Probleme me gjymtyrët (ënjtje të tyre)
Dhimbje koke (deri në migrenë)
Stres
Dëshirë e ulët për marrëdhënie seksuale

Nëse keni një dietë të mirë gjatë menopauzës, kjo mund të lehtësojë “tranzicionin” tuaj:

Hani shumë produkte të qumështit për të marrë kalciumin
Merrni fibra nga buka, orizi, fruta të freskëta dhe drithëra.
Pini shume ujë
Kufizoni konsumin e alkoolit
Kufizoni shumë kripën dhe sheqerin