Në plazhin e Spillesë në Durrës një djalë 5-vjeçar ka humbur kontaktet me familjarët e tij. Samuel Xhepa kërkon prindërit e tij. Tashmë është nën kujdesin e autoriteteve lokale.
“Ky është Samuel Xhepa, vogëlushi 5 vjeçar, i cili ka humbur në plazhin Leonardo, në Spille. Samueli u vu re nga Marlindi, Vrojtuesi i Plazhit,i cili menjëherë i ofroi ndihmë pasi vogëlushi ishte pickuar nga një peshk. Pas një bisede me vogëlushin, Samueli i tregoi se i ati quhet Sinan Xhepa.
Marlindi ka njoftuar autoritetet lokale dhe së bashku me Samuelin janë ende në pritje të familjes së vogëlushit. Nëse e njihni vogëlushin dhe prindërit e tij, ju lutemi të jepni ndihmën tuaj që Samueli t’u bashkohet sa më shpejt prindërve.”, njofton Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”.