1. Nuk qëndron vetëm me ju në dhomë
Shumë herë një burrë që po tradhëton, diçka e mundon dhe nuk e ka mendjen te ju. Kjo është një shenjë e sigurt se diçka është e gabuar në marrëdhënien tuaj. Ai ju shmanget, pra kujdes!
2. Nuk po ju ngacmon
Çiftet e shëndetshme, e ngacmojnë njëri-tjetrin edhe në mënyrë rastësore, pasi tregon që pasioni dhe interesi nuk ka ndryshuar. Një ledhatim i çastit, tregon se marrëdhënia juaj po shkon si duhet, por në rastin e kundërt, është shenjë jo e mirë. Ndoshta partneri po mendon për dikë tjetër.
3. Nuk bën më surpriza
Një mashkull e di që femra i ka shumë qejf dhuratat pa plan. Një gjë sado evogël, ia bën qejfin dhe tregon dashurinë tuaj ndaj partneres suaj. Kur bashkëshorti ka disa kohë që nuk ju bën asnjë dhuratë, kjo është shenjë tradhëtie.
4. Gjatë marrëdhënieve seksuale nuk ju shikon në sy
Të shikosh dikë në sy, duke e gënjyer ndonjëherë është shumë e vështirë. Në momentet tuaja intime, ai nuk ju shikon në sy, sepse ndoshta ndihet fajtor.
5. E shikon të ardhmen pa ju
Një partner i përkushtuar ndaj jush, kur bisedon për të ardhmen ju përfshin edhe ju. Ai që tradhëton, mendon vetëm për veten e tij dhe ju lë në plan të dytë. Shenja e egoizmit, tregon se ai po ju tradhëton.