Sipas statistikave zyrtare ne bote, dihet qe burrat jetojne mesatarisht 6 vjet me pak se grate.
Nje profesor doktor i njohur, Dr.McFadden theksoi se burrat duhet te vizitojne nje mjek familjar te pakten nje here ne vit – ose me shume, nese kane probleme shendetesore.
Megjithate burrat nuk duhet te injorojne kurre keto simptoma delikate te permendura me poshte:
1- Lodhja e tepruar
Nuk behet fjale per nje lodhje normale ne fund te dites por per nje deshire per te fjetur edhe kur jemi ne semafor psh. Apnea e gjumit lidhet ngushte me mbipeshen e sidomos ne zonen e belit.
“Ekziston një lidhje midis apnesë së gjumit dhe presionit të lartë të gjakut dhe diabetit, i cili më pas ndërthuret me shëndetin e përgjithshëm,” vuri në dukje Dr. ,McFadden.
2- Humbja e paqellimshme ne peshe
Zakonisht pjesa me e madhe e njerezve kane deshre te humbin 5 apo 10 kg por kur papritmas humbi 20 a 30 kg pa bere asnje perpjekje, kjo sinjalizon semundje te renda e me e pakta fillimin e diabetit. Gjithashtu tek semundjet qe lidhen me renien e paqellimshme ne peshe jane kanceri i organeve te brendshme, Semundja e Celiakise, si edhe demenca.
3- Ndryshime ne zakonet e fshikezes se urinimit dhe zorres se trashe
Kjo eshte nje nder shenjat per te cilat meshkujt shume rralle kujdesen apo flasin pasi u duket e turpshme dhe e sikletshme. Urina e erret eshte shenje e dehidratimit, ndersa kanceri kolorektal perfshin ndryshim ne jashqitje si edhe gjakderdhja ne feçe. Si edhe prostata, shenja e urinimit te shpeshte por qe mund te jete edhe e ngaterruar me diabetin.
4- Rritja e nervozizmit
Ne kete rast eshte me shme se sa thjesht te merzitesh apo stresohesh nga nje ngjarje, mund te jete zhgenjimi ose shperthimi i menjehershem, vuri në dukje McFadden.
Personat qe rrethohen nga meshkujt duhet ta vene re ankthin apo ndryshimin ne humor qe mund te lidhet me nivelin e ulet te testosteronit por edhe me abuzimin me substancat. Ne cdo rast do ishte mire te kerkonit ndihme sapo te evidentohet problemi. shiko.news