4 qytetet e rrezikuara nga moti i keq. Ministria e Mbrojtjes: Merrni masa për të shmangur përmbytjet.

Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ka bërë thirrje për masa parandaluese pas raportimeve nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak dhe Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEO) për reshje të pritshme.

Të gjitha strukturat vendore dhe qendrore, të marrin masa parandaluese për shmangien e përmbytjeve dhe të jenë në gatishmëri, për të reaguar në kohë ndaj çdo situate emergjente.

Sipas IGJEO dhe SHMU, pjesën e dytë të ditës së sotme, priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet.

Qarqet më të rrezikuara janë Vlora, Gjirokastra, Shkodra, Kukësi dhe Dibra.

“Në 23 dhjetor, reshje intensive deri shumë intensive do të përfshijnë qarqet Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Kukës dhe Dibër, ndërsa në zonat e tjera reshjet do të jenë mesatare deri intensive, të shoqëruara me shtrëngata.

Në lartësitë mbi 400 m në Veri, Lindje dhe Juglindje reshjet do të jenë në formë dëbore, duke shkaktuar ngrica dhe vështirësi në transport.

Bashkëpunimi dhe veprimi i shpejtë janë thelbësore për të minimizuar pasojat dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve”, thuhet në reagimin e ministrisë.