Një ngjarje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë në rrugët “Tre Dëshmorët”, ku një vajzë ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë.
Bëhet me dije se dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës, shtetasja E. T., 31 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar.
“Më datë 11.10.2022, në rrugën “Tre Dëshmorët”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës, shtetasja E. T., 31 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” njofton policia.