Ditën e djeshme u regjistrua një lajm i trishtë në qytetin e Beratit, ku një 27-vjeçare nga lagjia “Donika Kastrioti”, ndërroi jetë nga Covid-19.
E reja, u prek nga koronavirusi 3 javë më parë dhe fillimisht u shtrua në repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore u dërgua në spitalin Covid “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.
Ditë zie ka qën jo vetëm për familjarët e Ariolës që e përcollën për në banesën e fundit, por edhe për të gjithë miqtë e ata që e njihnin dhe e donin. Pak më parë një prej miqve të saj ka bërë një dedikim prekës në llogarinë e tij të “Instagram”, ku thotë se Ariola i takon vetëm parajsës.
Më konkretisht, ai ka shkruar se:
Dashuria dhe v de kja vijnë gjithmonë të paftuar. HUmbja po na ndjek vazhdimisht dhe në çdo sekondë ajo po afrohet gjithmonë e më shumë. Vetëm se ndonjëherë ajo fik dritat. Ashtu siç fiku dritën e një të reje që sapo nisi jetën. 1 bashkëmoshatareje, 1 mike, 1 shoqe klase, banke dhe një ndarëse ëndrrash të cilat që sot nuk do të shifen dot më.