Nje ngjarje e rende ndodhur ne qytetin e Durresit ku 22 vjecarja Erisa Aliaj u perplas nga makina pasi ajo ishte duke u kthyer nga puna. Ajo ishte nje vajze shume e mire dhe papritur u nda nga jeta.
Pedagogia e saj Eva Allushi ka reaguar permes nje postimi ne rrjetet sociale.
Erisa po pse ike kaq shpejt moj zemer?! Po ti ishe si drite. Ndricoje ne grup e ne fakultet. Nuk e dije ti qe jeta ne kete vend nuk vlen fare?! Nuk ta kishim thene as ne, pedagoget e tu. Po ti nuk kishe kohe te merreshe me keto. Ti i kishe dale jetes tende per zot. Studioje e punoje o shpirt. E kishe zgjedhur dhe temen e diplomes per te drejtat e femijeve perballe abuzimit te medias.
Do te kishe qene nje profesioniste e zonja shume. Po nuk te lane. Nuk zgjodhe te ikje. Ta moren jeten teksa ktheheshe nga puna moj zemer. Na trondite shume te gjitheve ne, profesoreve e shokeve te tu.
Nuk desha ta lexoja ate lajm qe bente fjale per nje 22 vjecare te aksidentuar ne Durres, po zemra e ndjeu teksa mendova per studentet e mi. Nuk e mbylle dot as diplomen e as masterin. Pate jete te shkurter, po plot dinjitet.
Te prehesh ne paqe! Ndricofsh si yll nga lart per familjen tende, miqte e shoket.😭