Një sherr mes të rinjve në Kalives të Greqisë është bërë shkak që një 20-vjeçar shqiptar të humbë jetën.
Orgito Lloci sipas mediave helene është përfshirë në një përleshje me 5 të rinj të tjerë dy nga Greqia, një gjeorgjian, një bullgar dhe një rumun. Gjatë konfliktit dyshohet se 20-vjeçari ka marrë goditje të forta në kokë, dhe më pas është dërguar në spital për kurim por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Për rastin policia arrestoi 5 personat e përfshirë në sherr, ndërkohë që hetuesit urdhëruan kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së shqiptarit.
SHIKO.NEWS