20 vite në ekran! Alketa Vejsiu feston sot ditëlindjen, nuk do e besoni sa vjeç mbush

Moderatorja Alketa Vesjiu feston sot ditëlindjen. Ajo mbush plot 38 vjeç.

Prej më shumë se 20 vitesh në emisione të ndryshme, tashmë Alketa po kthehet në një prej figurave me më shumë vite në ekran.
Nënë e tre fëmijëve, ajo ka preferuar gjithmonë të mbajë shumë sekrete jetën e saj private dhe portretet e femijëve të saj nuk kanë qarkulluar asnjëherë në rrjetet sociale.

Megjithatë postimi i fundit i shuajti ca kuriozitete dhe shkak është bërë ditëlindja e saj.

Me disa video në Instagramin e saj, Alketa Vejsiu i ka njohur që të gjithë me mamanë dhe babain që deri më tani i kishte mbajtur larg vëmendjes së rrjeteve sociale. Nga video krah të atit, dallohet edhe ngjashmëria e madhe e moderatores me të atin e cila është shumë e madhe.

Alketa ka ndarë dhe një moment me mamanë, zonjën e quajtur Xhulja e cila nuk i ka kursyer gjithë fjalët e dashurisë për të bijën.