Një lëkundje është regjistruar paraditen e sotme me madhësi 3.3 të shkallës Rihter në ishullin Nisyros të Greqisë.
Protothema shkruan se tërmeti ra në orën 11:50 të mesditës. Thellësia e tërmetit ishte 17.9 kilometrash.
Fatmirësisht nga tërmeti nuk janë raportuar dëme në materiale dhe as njerëz të lënduar. Ndërkohë që sizmologu Gerasimos Papadopoulos e karakterizon aktivitetin sizmik të muajve të fundit në zonën e Nisyros dhe Tilos si shqetësues.
Ai ka thënë se sizmiciteti i vazhdueshëm është shkak për shqetësim dhe meriton të rivlerësohet, duke theksuar se rreziku i një tërmeti tjetër të fortë nuk është zhdukur.
ndersa një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter goditi pak më parë Turqinë. Instituti i Sizmiologjisë në Stamboll raporton se tërmeti kishte si epiqendër zonën e Antaljas në jug-perëndim të Turqisë.
Lëkundjet sapo kanë ndodhur dhe autoritetet janë duke bërë vlerësimin e dëmeve. E njëjta zonë u trondit nga një tjetër tërmet me magnitudë3.9 të shkallës Rihter disa ditë më parë.
Tërmetet janë shtuar shumë vitet e fundit në Turqi, ndërsa sizmiologët flasin për riaktivizim të dy pllakave të rrezikshme. /abcnews.al