Nje termet i forte eshte rregjistruar kete pasdite ne Milano. Sipas mediave italiane tërmet ishte me magnitudë 3.8 dhe u shenuar ne orën 16.59.
Epiqendra ishte në Trezzano sul Naviglio në një thellësi prej 7.9 km. “Corriere” raporton se tronditja u ndje në katet e poshtme të shtëpive në Lombardi. Për dëme nuk raportohet.
Po asjhtu dhe një tërmet i fortë ndodhi pak pas orës 15:30 në Kretë. Shkalla e tërmetit vlerësohet në 4.9 Rihter dhe përqendruar në zonën në verilindje të Sitia.
Tërmeti u ndje veçanërisht në pjesën më të madhe të Kretës, por edhe ishuj të tjerë në Egjeun juglindor.
Thellësia fokale vlerësohet në 26.5 km, ndërsa dridhja që u ndje veçanërisht në Kasos, Karpathos dhe Rhodes, por edhe në ishujt e tjerë të Egjeut lindor u zhvillua në 50 km nga bregu lindor i ishullit kryesor në Detin Karpate. Asnjë dëm material ose lëndim nuk është raportuar deri më tani.