Fytyra ime është shpërfytyruar pasi mu infektuan mbushësit në fytyrë – kam kaluar 10 vjet ferr
Një Grua ka treguar se si iu rrënua fytyra pasi u infektuan fillerët e saj.
Giuseppina Baccarella, 45-vjeçare tha se puna u krye nga një kirurg me reputacion por ajo ka jetuar “dhjetë vjet ferr” pas një sërë komplikimesh.
Dhe dhjetë vjet më vonë, ajo është një grua e vetmuar që cdo dite kalon shqetesime me migrenë të vazhdueshme dhe dhimbje të syve.
“Është në thelb shpërfytyrim dhe asnjë nga këta kirurgë nuk dëshiron të marrë ndonjë përgjegjësi.”
Që nga humbja e besimit te kirurgët britanikë pas 20 operacioneve, Jo ka filluar të punojë me një profesionist italian.
Ajo madje ka nisur një GoFundMe për të mbledhur para për t’u siguruar që ajo të marrë trajtimin që i nevojitet.
Megjithë udhëtimin e saj gjate ketyre viteve, ajo u informua se do të ishte “e pamundur” të padiste mjeket sepse mbushësi po përdorej në të gjithë vendin në atë kohë kur e aplikoi edhe ajo.
Perktheu Maria C.
Shijejete.com