Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka komentuar aktin normativ të qeverisë lidhur me ndalimin e aktivitetit të klubeve të natës,
Ai thote se këta i respektojnë më pak rregullat por janë burim i madh i transmetimit të infeksionit.
Duhen marrë masat për të mos u mbyllur. Une besoj se me këto masa dhe bërjen të detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura brenda 3-4 javësh mund të ketë një ulje të të infektuarve.
Me lirimin e masave pozitiviteti është rritur nga mosrespektimi i rregullave. Sa më shumë rritet numri i të infektuarve një 30% do të shndërrohet në pacientë, 10-12% do shtrohen në spital, sqaron Brataj.
Duhet te jemi te kujdesshem dhe te ruajm distancimin social dhe te jemi te vemendshem.