1 litër qumësht, kos dhe një gjysmë limoni, ju mund të përgatisni vetë djathin më të mirë!

Ky djathë është shumë i shijshëm, i shëndetshëm dhe ekonomik. Nuk do ju marrë shumë kohë për tu përgatitur.
Mësoni se çfarë duhet të bëni:

Përbërësit:

1 litër qumësht

1 gotë ujë me kos

½ limon

Udhëzime:
Vendosim qumështin në një tenxhere me zjarr mesatar për 15 minuta. Më pas i shtojmë kosin,lëng limoni dhe e trazojmë mirë. Pasi përzierja të ketë marrë një valë e lemë të pushojë për rreth 3 orë. E mbulojmë me peshqir. Në një napë të mirë dhe të izoluar shtojmë masën që përgatitëm dhe mundohemi që me kujdes të heqim pjesën e hirës. Masën e ngelur tek napa e mbulojmë dhe e ruajmë në frigorifer për rreth gjysmë orë.

Më pas e nxjerrim, i shtojmë një lugë gjelle me kripë dhe e vendosim masën në frigorifer për rreth 8 orë. Pasi koha të ketë kaluar, djathi do të jetë bërë dhe ju do të surprizoheni nga shija e tij.