Salmon me perime

Përbërësit

100 gr salmon
kripë
piper i zi
vaj ulliri
1 pako patate
bizele
karotë
pluhur hudhre
koncentrat domatesh
krem djathi

Përgatitja
Në fillim marinoni salmonin me pak kripë dhe piper të zi. Vendoseni për ta skuqur në një tigan ku keni shtuar më parë pak vaj ulliri.Pasi të jetë skuqur mirë nga të dyja anët kalojeni në një tavë.
Në një tigan shtoni 50 gram bizele, 50 gram karota, dy gota ujë, hudhrën, patatet e përgjysmuara dhe koncentratin e peshkut .Trazojini mirë dhe i lini rreth 10 minuta derisa të zbuten plotësisht.
Më pas i shërbeni në një pjatë dhe sipër i vendosni salmonin. Vendosini një lugë gjelle krem djathi.
Shtrydhini edhe pak limon sipër. Shijojeni!

Leave a Reply