Vendimi i fundit i qeverisë/ Kushi jep lajmin e mire per te gjithe maturantet

0
156

Një vendim i fundit i qeverise ka të bëjë me pranimet ne universitet. Ulet mesatarja për pranimin në univeristet për degët e mësuesisë.

“Sot të gjithë maturantët që duan të vazhdojnë për mësuesi duhet të kenë minimumin e mesatares 7.5. Shqetësimet nga universitetet lidhen se jo të gjithë maturantet që regjistrohen duan të bëhen mësues. Në këto programe mund të hyjnë edhe maturantët që duan të vijojnë profesion tjetër.

Jo të gjithë ata që vijojnë për gjuhë të huaj duan të bëhen mësues. Mund të ketë nga ata që duan të bëjnë përkthyer apo profesion tjetër. E njëjta gjë është edhe për ata që studiojnë për gjuhë letërsi.

Ne i japim mundësinë edhe maturantëve që mbarojnë studimet me 6.5, por do të kenë një numër standard në numrin e matrikulimit. Është një ndryshim që e kemi dakordësuar dhe me vetë universitetet dhe presim që në vitin e ardhshëm, numri i regjistrimeve të jetë më i lartë”, tha ministrja e Arsimit Evis Kushi.