‘U martova dhe u ndava pas një viti’, Xheisara rrëfen arsyen e divorcit

0
472

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka folur Xheisara Frisku e ftuar këtë të martë për projektet e saj të reja artistike, bashkëpunimi i saj me Krenar Seitin, “Fijet e zemrës”, si edhe dy videoklipet e reja që ka realizuar.

Por Xheisara është kthyer edhe në personazh në titujt rozë. Këngëtarja nga Burreli ka zbuluar të vërtetën rreth disa fotove të saj të veshur nuse që qarkulluan në rrjetet sociale dhe shkaktuan shumë reagime. Ajo rrëfeu se është martuar, por edhe është divorcuar brenda vitit.

“Ke thënë që je martuar, nuk e di ka qenë shaka apo e vërtetë, më pas ke thënë që je ndarë, si ka qenë historia?” – ishte pyetja e Rudinës.

“Është një gjë që realisht nuk do doja ta flisja fare. Jam martuar dhe jam ridivorcuar. Ishte një dasmë e lezetshme” – tha këngëtarja duke shtuar se martesa zgjati vetëm një vit: “Për një vit u pendova… Sapo kam bërë një vit, thashë unë…Në të njëjtën ditë e lashë” – tha Xheisara më tej duke shtuar se ajo është një shpirt i lirë dhe “nuk më lidhen kollaj këmbët”.