Sinoptikani i njohur ben parashikimin e forte per motin. Stuhi të forta dhe reshje te dendura.Ja zonat qe preken

Sinoptikani i njohur Sakis Arnaoutoglou, i cili dikur parashikoi me saktësi përmbytjet në zonën qendrore dhe veriperëndimore të Shqipërisë pas tërmetit të vitit 2019, thotë se një valë e motit të keq me reshje shiu të furishme dhe stuhi do të prekë zonat veriore dhe veri-perëndimore të Shqipërisë për disa orë pas mesditës të së premtes.

I pyetur nga Top Channel ai ka shpjeguar se reshjet e dendura të shiut do të prekin Shkodrën, Kukësin, Lezhën e ndoshta edhe zonat rreth Durrësit dhe Tiranës.

Reshjet sipas tij sidomos në zonat veriore dhe veriperëndimore në kufi me Malin e Zi mund të shkaktojnë përmbytje.

“Shikoni këtë sistemin këtu. Nga Evropa qendrore shtrin tentakulat e tij gjatë së premtes drejt lindjes dhe juglindjes, që këtu në zonat veriore dhe veriperëndimore të Shqipërisë, por edhe në Mal të Zi, kryesisht në orët e mesditës të së premtes, deri në mëngjesin e së shtunës ekziston mundësia për fenomene të rënda të motit, disa stuhi të fuqishme të shoqëruara me rrufe dhe reshje të dendura të cilat mund të shkaktojnë probleme”, tha Sakis Arnaoutoglou sinoptikan ERT.

Meteo Ballkan tash e disa ditë ka paralajmëruar për destabilizim të motit sot në Shqipëri, veçanërisht në veriperëndim dhe veri të vendit ku priten rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshet e fuqishme të shiut pritet të përfshijnë lokalisht edhe pjesët e tjera. Në jug të vendit mbetet kryesisht pa reshje, ndërsa në viset tjera priten reshje sporadike.