Sinoptikanet paralajmerojne ndryshim te motit kete jave. Ja tabela per 5 ditet qe do te vijn

Java që pritet të nisë do të mbartë me vete ndryshime brenda ditës. Gati çdo ditë, moti nis i kthjellët me vranësira kalimtare. Me rritjen e temperaturave, krijohen kushtet për zhvillim të vranësirave si dhe reshjeve të shiut. Këto do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit.

Bregdeti, do të jetë më i favorizuar për orë me diell e vranësira. Në zonat malore dhe veçanërisht në juglindje, lokalisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe.

Era, do të fryjë juglindje-veriperëndim mesatare. Përkohësisht gjatë shtrëngatave e vrullshme. Valëzimi i forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat do të pësojnë luhatjet si në tabelë.