Shiu dhe breshëri ulin temperaturat, ja zonat që preken

Moti ditën e sotme pritet të sjellë një ulje të lehtë të temperaturave, por edhe rikthimin e reshjeve të shiut në disa zona te vendit.

Sipas SHMU për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të lagështa dhe të qëndrueshme ndikuar nga masat ajrore me origjinë nga veriu i Ballkanit.

Në këtë mënyrë moti parashikohet fillimisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë. Përgjatë relieveve kodrinore – malore në lindje vranësirat hera-herës deri të dendura.

Përgjatë relieve kodrinore malore në orët e nxehta të ditës (nga orët e mesditës deri ato të pasdites) vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra dhe në mënyrë të izoluar këto reshje me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe rrufe kryesisht në Shqipërinë qendrore dhe veri-lindore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-6m/s, e cila përkohësisht në momentin e zhvillimit të vranësirave në relievet malore si dhe vijën bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë