Rudina Dembacaj mbetet shtatzënë me Mark Frrokun. Aktorja zbulon lajmin e ëmbël

Tiranë- Rudina në fakt e kishte shprehur disa herë. Ajo donte një fëmijë me Mark Frrokun. E tani Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë gati për t’u bërë prindër.

Aktorja dhe moderatorja e ka shprehur disa herë këtë dëshirë që nuk ka ngurruar ta përsërisë edhe në studion e “N’majë t’gjuhës” ku ishte e ftuar.

Rudina dhe bashkëshorti i saj janë prindër të 4 fëmijëve, ku 2 vajza dhe 1 djalë vijnë nga martesa e mëparshme e Markut dhe një vajzë nga martesa e mëparshme e Rudinës.

Përveç vajzës së madhe të Markut e cila studion në Amerikë, 3 fëmijët e tjerë jetojnë me çiftin.

Producentja tregoi se bashkëshorti i saj prej kohësh do një fëmijë e tani ka ardhur momenti.

“Së shpejti do të bëjmë një fëmijë bashkë. Pavarësisht se bashkë i kemi të katër fëmijët. Marku ka pritur boll. Një herë filmi im, pastaj shfaqjet e teatrit, e kam shty goxha 1 fëmijë tjetër. Tani nuk kam çfarë t’i them më se edhe filmi doli”, tha ajo duke mos treguar nëse është në pritje të ëmbël apo jo.