Reagon ukrainasja per here te pasi pasi i mori burrin e martuar:Unë nuk jam …

0
206

Situata e luftës në Ukrainë ka bërë që shumë njerëz të braktisin vendin e tyre, duke lëne kështu gjithçka pas. I tillë është dhe rasti i Sofiia Karkadym, 22 vjeç, e cila u detyrua te largohej nga vend i saj si shkak i situatës se tmerrshme ne Ukrainë, duke gjetur kështu mbështetje tek një çift anglez të cilët u treguan të gatshëm ta ndihmonin dhe ta strehonin. Por Sofia është përballur me shumë akuza nga ana e bashkëshortes së Tonit e cila thotë se ajo ka shkatërruar jetën e tyre familjare.

Sofia u transferua me Tony Garnett, 29 vjeç dhe bashkëshorten e tij Lorna pasi ata ofruan të sponsorizonin qëndrimin e saj në Mbretërinë e Bashkuar. Dhjetë ditë më vonë, Lorna, 28 vjeçe, akuzoi Sofian se i kishte vënë sytë burrit të saj.

Kjo situatë u bë shume e bujshme në Mbretërinë e Bashkuar, por Sofia nuk i pranoi këto akuza.

Në nje intervistë për The Sun ajo tha se: “Unë nuk jam një hajdute burrash dhe një person qe shkatërron jetën familjare të një shtëpie. Kurrë nuk kam menduar apo planifikuar të shkoj në shtëpinë e tyre dhe të marr Tonin nga Lorna. Kjo nuk më ka shkuar kurrë në mendje. Më pëlqeu familja. Kalova shumë kohë me Lornën dhe u përpoqa ta ndihmoja. Por ajo ishte me dy fytyra. Dyshimet e saj të vazhdueshme, tensioni, thjesht na shtyu mua dhe Tonin më pranë njëri-tjetrit.Ajo e krijoi këtë situatë duke ngulmuar vazhdimisht se diçka po ndodhte kur në fakt nuk po ndodhte. Pra, ky është faji i saj”.

Sofia pranoi se situata ishte e ndërlikuar, por këmbënguli: “Ne e dimë se çfarë ndodhi mes nesh. Për sa më përket mua, ata shkatërruan marrëdhënien e tyre shumë përpara se të mbërrija unë. Marrëdhënia e tyre ishte e komplikuar. Ishte vendimi im të largohesha, kur u largova dhe Toni vendosi të vinte me mua.”

Sofia tregoi se si është akuzuar se i ka lënë familjet në Mbretërinë e Bashkuar të strehojnë refugjatët ukrainas dhe është mohuar nga familja e saj.

Ajo shtoi: “Prindërit e mi thanë se u vinte turp dhe nuk mund të dilnin as jashtë për shkakun tim. Ata thonë se për shkakun tim askush në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të pranojë ukrainasit. Çdo familje në Mbretërinë e Bashkuar tani do të mendojë “Unë nuk mund të pranoj një refugjat, sepse ajo do të ma marrë burrin tim”. Bëhet fjalë më shumë se për mua, Tonin dhe Lornën. Është më e thellë. Bëhet fjalë për gjithçka, për luftën, refugjatët, ndihmën e njerëzve, gjithçka. Në vendin tim, është e rëndësishme që refugjatët të marrin ndihmën që u nevojitet dhe kjo ka bërë të kundërtën. Ju nuk mund të kuptoni se çfarë ndjej. Është vendi juaj, ju keni familjen tuaj këtu, keni gjithçka këtu. Dhe tani kam njerëz që më shkruajnë duke thënë se jam një person i tmerrshëm, se kam bërë një gjë të keqe për vendin tim. Të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar po mendojnë të njëjtën gjë, sepse unë marr burrin nga familja – por e gjithë kjo është gënjeshtër.”

Sofia tha se ishte e respektueshme ndaj Lornës, por ishte e vetëdijshme se prania e saj në po krijonte tension dhe mërzitje.

Ajo hodhi poshtë gjithashtu pretendimin e Lorna-s se ajo vishte bluza të shkurtra dhe bënte grim kur Toni kthehej nga puna në shtëpi çdo ditë.

Duke luftuar lotët, ajo tha: “Jeta ime në atë kohë ishte vërtet normale dhe e bukur. Shkoja çdo ditë në palestër, punoja në një kompani IT. Gjithçka në jetën time ishte vërtet, shumë mirë. “Në të ardhmen kam ëndërruar të shkoj diku jashtë vendit, por në atë moment jeta ime ishte e bukur. Kur filloi lufta, gjithçka ndryshoi. Në mëngjesin që filloi, i telefonova mamasë sime në Kiev dhe e pyeta se ku ishte. Ajo më tha se ishte në një bunker. Në atë moment zemra ime po rrihte fort. Puna ime mbaroi sepse shefi im shkoi të luftonte. nuk dija çfarë të bëja. Ishte e tmerrshme. Kam humbur gjithçka që kam ndërtuar me vite: punën, miqtë, familjen, të gjithë kanë humbur gjithçka. Nuk mund të bësh asgjë në Ukrainë për shkak të luftës. Vendosa të shkoj jashtë vendit sepse ishte e pamundur të jetoja atje. Çdo orë dëgjoheshin sirenat e sulmit ajror..”

Ajo postoi aplikimin e saj për një sponsor në Mbretërinë e Bashkuar në faqen Opora Homes for Ukraine në prill. Toni hyri në ëebsite pasi ai dhe Lorna ranë dakord të ndihmonin dhe së pari zbuloi detajet e Sofias. Pas një vonese të gjatë, Sofias iu dha një vizë dhe fluturoi për në Mançester më 4 maj, ku u mor nga Toni dhe Lorna.

Duke qarë ajo tha: “Kur zbrita në Britaninë e Madhe dhe dola nga avioni isha aq e lumtur sa nuk mund t’i shpjegoj as emocionet e mia në atë moment. Isha e lumtur sepse ndjeja se më në fund mund të filloja jetën time të re pa u shqetësuar apo frikësuar. Ishte vërtet bukur të shikoje një fytyrë miqësore dhe të komunikoja me të. Por që nga dita e parë ndjeva diçka jo të këndshme nga Lorna. E ndjeva brenda por nuk e tregova kurrë se e ndjeja. Unë u përpoqa të isha e mirë, por ajo ankohej çdo ditë, duke u bërë gjithnjë e më xheloze për kohën që unë dhe Toni po kalonim së bashku.

Pothuajse 54,000 refugjatë nga Ukraina kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar sipas skemave të qeverisë për strehimin e tyre. Ministri i Refugjatëve Lord Harrington tha: “Ne po bëjmë gjithçka mundemi për të mbështetur të ardhurit.”

Përgatiti Leandro Bardhuli